|
TIRANIA E TËRBUAR E PUSHTETIT ESEDIAN NË SIRI !
Mbi 40 vite rezistencë dhe mbi një vit e më tepër luftë e përgjakshme civile po zhvillohet mes ithtarëve të fjalës së lirë njerëzore, kërkuesve të demokracisë dhe pushtetit diktatorial e despotik, tanimë edhe të pa shpirt Beshar El-esed, ndryshe trashëgues i fronit nga babai i tij me tipare po të njëjta të çmendurisë diktatoriale Hafiz el- Esed.
Beshar el-Esed, në pushtet kishte ardhur në vitin 2000, menjëherë pas vdekjes së babait të tij,
për të vazhduar si edhe ati i tij kursin e vjetër, të shtypjes dhe diskriminimit ndaj kërkuesve të lirisë dhe demokracisë. Hafiz el-Esed në vitin 1982, nën udhëheqjen e vëllait të tij gjeneralit Rifat el-Esed, kishte dërguar forcat ushtarake për t`i shtypur kryengritësit e të tij sunnit të cilit i takonin grupit të vëllazërisë myslimane në qytetin Hamma, duke lënë të vrarë rreth 10.000 veta pa mos kursyer as fëmijë, gra e pleq, dhe duke lënë në gërmadha pjesën dërmuese të qytetit.
|
|
|
Me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s.
(Analizë në retrospektiv )
I
Njerëzit kanë festat e tyre të seleberimit dhe gëzimit të natyrave të ndryshme, të cilat i praktikojnë në forma dhe mënyra të llojllojshme. Ata i kanë të ndara ditët dhe netët gjatë të cilave madhështojnë dhe veçojnë figurat e veçuara të tyre si;sunduesit, mbretërit, sulltanët, patriotët, çlirimtarët, komandantët, gjeneralët etj, ndërsa krahas këtyre ditëve të shënuara të tyre, racat e të gjitha ngjyrave njerëzore festojnë edhe ditët të mëdha të pavarësisë dhe të mëvetësimit të shtetit dhe të kombit të tyre, si dhe ditët e shenjta të fesë shpirtërore të cilës i përkasin.
|
Lutje nga Kurani dhe Suneti
Për shqetësimet e ndryshme shpirtërore dhe fizike, dhe për sprovat e ndryshme të njeriut
Këto lutje bëhen çdo ditë, në çdo kohë, veçanërisht në mëngjes e mbrëmje, dhe para gjumit
|
Kush mundet dhe kush nuk mundet te flase me Kur`an
Prof.Ass.Dr. Xhabir Hamiti
Të flitet për dhe me Kur`anin nuk është temë e lehtë dhe e thjeshtë, e cila do të mund të përthekohet me pak fjalë e me pak ngjyrë të lapsit. Kur`ani është një libër i shenjtë të cilin sot e besojnë mbi 1.5 miliardë njerëz, në të gjitha pjesët e botës, kudo që jetojnë besimtarët e besimit islam. Edhe në vendin tonë por dhe në trevat gjithëshqiptare, pjesa më e madhe e bashkëfolësve janë pasues shpirtëror të këtij libri hyjnor të shpallur nga Allahu, përmes gjuhës së pejgamberit të tij, Muhamedit a.s.
|
Porosia që del nga Ramazani i sivjetmë !
Prof.Ass.Dr. Xhabir Hamiti
"Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa njerëzit nuk e ndryshojnë vetveten" (Kuran)"Zoti ju urdhëron juve njerëzve që amanetet ( gjërat e shtrenjta dhe me vlerë) t'ua dorëzoni në dorë njerëzve competent" ( Kuran)
|
|

Ndëgjoni leximin e Kur'anit në gjuhën shqipe si MP3.
|
Si t’i ndihmojmë të tjerët në Ramazan
Ramazani është një periudhë e veçantë kohore, gjatë së cilës muslimanët anembanë botës i largohen rutinës së përditshme dhe përqendrohen më shumë te solidariteti, bamirësia, agjërimi dhe namazi. Ibën Abbasi e ka përshkruar të dërguarin Muhamed, alejhi selam, si më bujarin e njerëzve e madje edhe më bujar gjatë muajit ramazan. Më poshtë janë disa ide rreth asaj se çfarë mund të bëni këtë muaj për të ndihmuar ata që jetojnë pranë jush.[B][/B]
Mësoni më shumë rreth Islamit
|
|
Lista e lutjeve me përkthimet:
|
Nuk zgjidhen problemet me të bërtitura
Mos vallë edhe ju jeni një prind, i cili u bërtet vazhdimisht fëmijëvedhe pavarësisht reagimit tuaj, ato nuk ndryshojnë sjelljen? Duhet të qëndroni larg shprehjeve si “rregullo rrobat, je shumë rrëmujaxhi”.
Çdo nënë dhe baba kalon momente të vështira me fëmijët e tyre. Shpesh dëgjohen shprehje si “mos, prit, mbylle, do të çmendem prej jush, do të iki nga shtëpia”, etj. Ndërkohë që kemi dëshirë të jemi nëna dhe baballarë tolerantë, kthehemi menjëherë në prindër që bërtasin dhe reagojnë ndaj çdo veprimi të fëmijëve.
|
|
|
|
|
|
|
Seite 1 von 2 |