Prof.Ass.Dr. Xhabir Hamiti
|
TIRANIA E TËRBUAR E PUSHTETIT ESEDIAN NË SIRI !
Mbi 40 vite rezistencë dhe mbi një vit e më tepër luftë e përgjakshme civile po zhvillohet mes ithtarëve të fjalës së lirë njerëzore, kërkuesve të demokracisë dhe pushtetit diktatorial e despotik, tanimë edhe të pa shpirt Beshar El-esed, ndryshe trashëgues i fronit nga babai i tij me tipare po të njëjta të çmendurisë diktatoriale Hafiz el- Esed.
Beshar el-Esed, në pushtet kishte ardhur në vitin 2000, menjëherë pas vdekjes së babait të tij,
për të vazhduar si edhe ati i tij kursin e vjetër, të shtypjes dhe diskriminimit ndaj kërkuesve të lirisë dhe demokracisë. Hafiz el-Esed në vitin 1982, nën udhëheqjen e vëllait të tij gjeneralit Rifat el-Esed, kishte dërguar forcat ushtarake për t`i shtypur kryengritësit e të tij sunnit të cilit i takonin grupit të vëllazërisë myslimane në qytetin Hamma, duke lënë të vrarë rreth 10.000 veta pa mos kursyer as fëmijë, gra e pleq, dhe duke lënë në gërmadha pjesën dërmuese të qytetit.
|
|
|
Me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s.
(Analizë në retrospektiv )
I
Njerëzit kanë festat e tyre të seleberimit dhe gëzimit të natyrave të ndryshme, të cilat i praktikojnë në forma dhe mënyra të llojllojshme. Ata i kanë të ndara ditët dhe netët gjatë të cilave madhështojnë dhe veçojnë figurat e veçuara të tyre si;sunduesit, mbretërit, sulltanët, patriotët, çlirimtarët, komandantët, gjeneralët etj, ndërsa krahas këtyre ditëve të shënuara të tyre, racat e të gjitha ngjyrave njerëzore festojnë edhe ditët të mëdha të pavarësisë dhe të mëvetësimit të shtetit dhe të kombit të tyre, si dhe ditët e shenjta të fesë shpirtërore të cilës i përkasin.
|
Porosia që del nga Ramazani i sivjetmë !
Prof.Ass.Dr. Xhabir Hamiti
"Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa njerëzit nuk e ndryshojnë vetveten" (Kuran)"Zoti ju urdhëron juve njerëzve që amanetet ( gjërat e shtrenjta dhe me vlerë) t'ua dorëzoni në dorë njerëzve competent" ( Kuran)
|
|
Kush mundet dhe kush nuk mundet te flase me Kur`an
Prof.Ass.Dr. Xhabir Hamiti
Të flitet për dhe me Kur`anin nuk është temë e lehtë dhe e thjeshtë, e cila do të mund të përthekohet me pak fjalë e me pak ngjyrë të lapsit. Kur`ani është një libër i shenjtë të cilin sot e besojnë mbi 1.5 miliardë njerëz, në të gjitha pjesët e botës, kudo që jetojnë besimtarët e besimit islam. Edhe në vendin tonë por dhe në trevat gjithëshqiptare, pjesa më e madhe e bashkëfolësve janë pasues shpirtëror të këtij libri hyjnor të shpallur nga Allahu, përmes gjuhës së pejgamberit të tij, Muhamedit a.s.
|
|
|
|
|
|