Statistika nga Google
Statistika "Google-Trends" vërteton që Zemra.de është web-faqja ndër më të vizituarat Shqiptare!
Kliko dhe shiko statistiken
Kërkohet ndihma Juaj
|
|
|
|
|
Kërkohet ndihmë që ti rikthehet jetës normale 16 vjeçari Meriton Binaku
Mjetet financiare janë në pyetje që 16 vjeçari Meriton Binaku, të mund të rikthehet sërish në këmbë. I riu nga Korenica ka mbetur i palëvizshëm që nga muaji korrik i këtij viti pas një aksidenti që pati në lumin e Erenikut.
Ky është Meriton Binaku nga Korenica. Meritoni sot nuk mund të lëvizë ai është ngjitur për shtratin e tij duke pritur mëshirën e njerëzve bamirës për ti ndihmuar trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor. Për mediumin tonë 16 vjeçari nga Korenica rrëfen ditën famëkeqe të 10 korrikut të këtij viti, ditë kjo që e la të palëvizshëm.
Nga Suedia erdhi Dr.Armend Agolli i cili e operoi Meritonin, operacion ky i cili zgjati më shumë se 5 orë. Më pastaj mjekët atij i dhanë shpresën se një ditë ai sërish mund të lëvizë. Por për një gjë të tillë atij i duhet ndihmë financiare, dhe buxheti familjar nuk i mundëson një gjë të tillë. Pasi që e ëma e tij Ajnishahu mbeti e ve nga lufta e fundit, pasi në ngjarjen famëkeqe të Mejës iu zhduk bashkëshorti dhe e la vetëm me dy djemtë.
Farefisi dhe njerëzit e vullnetit të mirë po i gjinden afër kësaj familje, por ndihma nuk është e mjaftueshme, për këtë qellim, Drejtori i shkollës fillore”Luigj Gurakuqi” më Korenicë Bajram Haxhiu ka marrë një iniciativë për ti dalë në ndihmë Meritonit.
Ky gjest sigurisht që është i mirëseardhur por nuk dihet sa do të jetë i mjaftueshëm për trajtim në shtete europiane të Meritonit, andaj kërkohet që njerëzit vullnetmirë ti ndihmojnë Meritonit që ti vazhdoi ëndrrat e tij për jetën, dhe që të mos jetë e largët dita që Meritoni sërish të vendos çantën në shpinë dhe ti drejtohet shkollës.







|
Shkruaj një koment
|
|
|
Kommentare
te uroj nga germanija
faleminderoj shum webfaqen dhe te gjith ata qe i ndihmojn
besoj qe munete mo ardhe mo u lajmru i ka te gjitha pa pare ne france
Aktivizoj gjitha komentet si RSS-Feed.